Pas përleshjes shkuan të trajtohen, por ‘’luftën’’ e vazhduan edhe në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas përleshjes shkuan të trajtohen, por ‘’luftën’’ e vazhduan edhe në QKUK

    Insajderi
    04 May 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë dërguar dje për t’u trajtuar në Qendrën Emergjente pas një përleshje.

    Njëri i therur në shpinë e tjetri i lënduar në kokë nga mjetet e forta, iu nënshtruan trajtimit mjekësor.

    Por, përleshja nuk përfundoi me kaq.

    Aty pati përleshje mes disa personave, “miq të viktimave”.

    Lidhur me rastin detaje ka dhënë për Klankosova.tv mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

    “Kemi qenë të rrezikuar edhe pacientët e tjerë edhe ne si staf. Ka shkuar luftë brenda mes tyre. Nuk më kujtohet saktë se si është zhvilluar rasti, por mezi kemi shpëtuar”, deklaroi Bajgora.

    “E kemi thirrur policinë dhe sigurimin menjëherë të cilët kanë intervenuar në rast, dhe e kanë vënë nën kontroll. Ne shpesh në këso raste ndihemi të rrezikuar dhe e kemi të pamundur ta zhvillojmë punën tonë. Uroj dhe bëj apel që raste të tilla të mos përsëriten më”, deklaroi ai.

    Mjeku kujdestar tutje tha se të lënduarit janë pranuar për trajtim në Kirugjinë Torakale.

    “Personat e lënduar mund të them se janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark