
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, konfirmoi se Wojciech Szczesny do të kthehet në portë ndaj Interit, ndërsa mesfushori i dëmtuar Gavi do t’i nënshtrohet provave sot.
Barcelona siguroi një fitore 2-1 ndaj Valladolid të shtunën mbrëma, tre ditë para ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, shkruan Insajderi.
Lamine Yamal filloi nga stoli, por Flick ishte i detyruar ta fusë yllin spanjoll përpara pauzës pas dëmtimit të Dani Rodriguez.
Pedri mori një goditje në minutat e fundit dhe tani është në dyshim për ndeshjen e martën në San Siro.
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të kalojë nëpër provat pas dëmtimit
“Nuk është një dëmtim,” tha Flick në një konferencë shtypi pas ndeshjes përmes Marca.
“Ai është mirë, në çdo rast, do ta ekzaminomë nesër [të dielën].”
Flick konfirmoi se Yamal u fut vetëm për shkak të dëmtimit të Dani Rodriguez, ndërsa ai kishte “planifikuar” të luante me Pedrin dhe De Jong për 45 minuta secilin.
Mesfushori spanjoll filloi ndeshjen, por u zëvendësua nga holandezi gjatë pushimit.
Marc André Ter Stegen u rikthye në fushë pas disa muajsh, por Flick tha se Szczesny do të startojë ndaj Interit.
“Szczesny do të luajë kundër Interit dhe Real Madridit,” përfundoi trajneri i Barcelonës.