Insajderi
Lajme

Tërmet në Zvicër, kaq ishte magnituda

Insajderi
04 May 2025 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmet në Zvicër, kaq ishte magnituda
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Sizmologjik i Zvicrës ka regjistruar një tërmet 10 kilometra në juglindje të Mürrën BE, në një thellësi prej 7.6 kilometrash. Tërmeti ka ndodhur në orën 13:30. Sipas Shërbimit Sizmologjik, magnituda e tërmetit ka qenë rreth 3.1 shkallë të Richterit, transmeton albinfo.ch.

Tërmeti në kantonin e Valais ishte ndjerë mjaft qartë afër epiqendrës, sipas raporteve. Raporti është verifikuar nga Shërbimi Sizmologjik i Zvicrës (SED) në ETH Zürich pas njoftimit automatizuar.

Tërmeti ka ndodhur 10 kilometra larg Mürrën në Valais.

Nga kjo magnitudë tërmetesh, nuk pritet të ketë dëme, shtoi SED. Shërbimi Sizmologjik regjistron mes 1,000 dhe 1,500 tërmete çdo vit në Zvicër dhe vendet fqinje. Popullsia zakonisht ndjen rreth 10 deri 20 tërmete çdo vit me magnituda të paktën 2.5 ose më të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark