Prokuroria jep detaje për gruan që u gjet e vdekur afër Liqenit të Batllavës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për gruan që u gjet e vdekur afër Liqenit të Batllavës

    Insajderi
    04 May 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua e moshës rreth 45 vjeçare është gjetur e vdekur në afërsi te Liqenit të Batllavës, shkruan Insajderi.

    Trupi i saj është parë nga qytetarët të cilët kanë lajmëruar autoritetet rreth mesditës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

    Ajo tha për Insajderin se Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ajo.

    Gruaja që u gjet e vdekur është Teuta Kaçiu.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark