Vrasja në tentativë në Prishtinë, bien në pranga katër persona të moshës së re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në tentativë në Prishtinë, bien në pranga katër persona të moshës së re

    Insajderi
    04 May 2025 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    J.B., 19-vjeçar, K.K., 19-vjeçar, A.Xh, 18-vjeçar dhe O.A. 18-vjeç kanë rënë nën prangat e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

    Siç thuhet në njoftimin e policisë, njër nga viktimat me të cilat ishin përleshur kishin pësuar lëndime trupore nga nëj mjet I mprehtë, shkruan Insajderi.

    Që të katërt janë arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentative”.

    Njoftimi i policisë:

    Arrestohen katër të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

    Prishtinë, 04 maj 2025 –  Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.

    Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

    J. B,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    K. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    A. XH,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

    O. A,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    ndaj të  cilëve policia ka  iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark