Anthony Joshua nuk heq dorë, kërkon në ring bashkëkombësin e tij Tyson Fury - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Anthony Joshua nuk heq dorë, kërkon në ring bashkëkombësin e tij Tyson Fury

    Insajderi
    04 May 2025 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk janë në majën e piramidës botërore të boksit, por padyshim janë dy nga emrat më të njohur të këtij sporti dhe një duel mes tyre do të ishte spektakolar, Joshua-Fury.

    Një përballje e cila do të konfirmonte kush është mbreti i këtij sporti në ishull, por pak gjasa ka që të arrihet.

    Indicien e ka Joshua, i cili ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet në ring, madje duke përzgjedhur rivalin e tij, Tyson Fury, i cili pak kohë më parë u tërhoq nga sporti aktiv për herë të 4 në karrierë.

    Dailymail ka bërë të ditur se Anthony Joshua dëshiron të kthehet në ring, dicka të cilën nuk e ka bërë që prej 2024ës, kur u mposht nga Dubois në Wembely përpara afro 100 mijë shikuesve. Ai shfaqi më pas probleme shëndetësore, ndërsa ka konfirmuar se do të duhet më para të bëjë një ndërhyrje në brryl, për të qenë gati për tu ndeshur.

    35-vjecari ka një karrierë të pasur, deri pak kohë më parë cilësohej ndër më të mirët në botë. Joshua numëron 32 duele në boks, nga ku ka 28 fitore dhe 4 humbje.

    Në anën tjetër, Fury i cili ka pësuar dy disfata radhazi përballë Oleksandr Usyk regjistron 24 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Sa i përket renditjes botërore të boksierëve të peshave të rënda, në krye qëndron ukrainasi, i pesti Fury dhe i shtati Joshua.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark