Kundërshtari i Erdoganit goditet me shuplakë, mediat turke publikojnë pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kundërshtari i Erdoganit goditet me shuplakë, mediat turke publikojnë pamjet

    Insajderi
    04 May 2025 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person goditi Özgür Özel, udhëheqësin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), teksa ai po largohej nga një ngjarje në Stamboll.

    Sulmi i kapur në kamera tregoi Özel duke mbajtur kokën në dhimbje, teksai dyshuari u kap shpejt.

    Autoritetet e identifikuan sulmuesin me inicialet S.T.

    Bëhet e ditur se Özel po merrte pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Kulturore Ataturk të Stambollit për Sırrı Süreyya Önder, nënkryetarin e parlamentit që ndërroi jetë të shtunën, sipas Daily Sabah.

    Sipas kreut të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, politikanë të tjerë dënuan sulmin ndaj Özelit, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdoğan e telefonoi personalisht liderin opozitar dhe denoncoi “sulmin e shëmtuar”.

    Ömer Çelik, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të Erdoganit, tha në një deklaratë se ata dënojnë sulmin dhe çdo sulm ndaj “institucioneve politike nuk mund të pranohet”.

    “Sulmuesi do të përgjigjet për atë që ka bërë para organeve të drejtësisë”, tha Çelik.

    Ndryshe, Özel është një kritik i ashpër i Erdoganit. I rizgjedhur së fundmi si kryetar i CHP-së, ai ka akuzuar qeverinë për përdorimin e forcës kundër opozitës, duke e quajtur atë një “administratë junta”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark