Insajderi
LifeStyle

Prezervativi s’mbahet as në kuletë e as në xhep- Gabimi i madh që po e bëjnë meshkujt

Insajderi
04 May 2025 - 21:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prezervativi s’mbahet as në kuletë e as në xhep- Gabimi i madh që po e bëjnë meshkujt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ruajtja në vende me nxehtësi, fërkime apo presion – si portofoli apo xhepat, e dëmtojnë materialin dhe rrisin rrezikun e plasjes ose joefikasitetit gjatë përdorimit.

Ata të cilët e dinë rëndësinë e prezervativit si mjet për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme seksualisht, me siguri se mbajnë prezervativë çdo herë me vete.

Qoftë nëse jeni në shtratin tuaj me dikë të veçantë apo planifikoni ta kaloni natën me dikë që e keni takuar në një festë, gjithmonë është ide e mirë të jeni të përgatitur – por gjithashtu duhet të kujdeseni edhe për mirëmbajtjen e prezervativëve.

Pjesa më e rëndësishme e mirëmbajtjes së prezervativëve është të siguroheni se nuk iu ka dalë afati. Të gjithë prezervativët e kanë të shënuar afatin e skadimit, dhe nëse ka kaluar ai afat, nuk është e sigurt ta përdorni atë prezervativ.

Sipas prodhuesve të prezervativëve, vendet e freskëta dhe pa lagështi janë më të mirat për t’i ruajtur prezervativët, por gjithashtu duhet t’i mbani larg rrezeve të diellit.

Sa i përket mbajtjes së prezervativëve në kuletë, ekspertët rekomandojnë që asnjëherë të mos e bëni këtë!

Nuk është fare mit: duke i mbajtur në kuletë mund t’i shtypni dhe fërkimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë vrima mikroskope, të cilat e bëjnë prezervativin më pak efektiv në parandalimin e shtatzënisë apo sëmundjeve të transmetueshme seksualisht.

Këshillë praktike: Mbaji në një kuti ose ndarje të sigurt në sirtarin e dhomës ose çantën personale. Ode, mbajini në paketimin origjinal deri në përdorim.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark