Ymeri: Kurti po do ta heqë qafe Glauk Konjufcën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Kurti po do ta heqë qafe Glauk Konjufcën

    Insajderi
    05 May 2025 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për raportin e kreut aktual të këtij subjekti politik, Albin Kurtit me numrin dy të VV’së, Glauk Konjufcën.

    Sipas Ymerit, Kurti është i shqetësuar kur dikush ka popullaritet kaq të madh sa Konjufca.

    Një prej aspekteve që Albin Kurtin nuk e merr gjumi natën është popullariteti i Glaukut. E ke një person në LVV që është shumë i votum dhe që secili flet mirë, për dallim prej Kurtit që flasin keq. Albini këtë nuk mundet me duru”, tha Ymeri për Paparacin.

    Ymeri e vlerësoi Konjufcën për postin si kryetar i Kuvendi.

    Ai shtoi se nëse LVV nuk e kandidon përsëri Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit ose nuk i japin një post ministror, mund të ketë një synim për ta larguar atë nga LVV.

    Glauku po bëhet person i rëndësishëm dhe si kryetar i Kuvendit e ka luajt rolin shumë mirë duke e pasë parasysh pjesë e cilës parti ka qenë. Nëse nuk e kandidojnë prapë për kryetar Kuvendi ose nuk ia japin një post ministror, dhe e kandidojnë për kryetar të Prishtinës unë mendoj që kjo është qëllim me heq qafe Glaukun sesa me fitu Prishtinën”, tha Ymeri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark