Ganimete Musliu për Albulena Haxhiun: Shembulli më i keq i gruas shqiptare, po përdoret nga Kurti kundër shtetit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu për Albulena Haxhiun: Shembulli më i keq i gruas shqiptare, po përdoret nga Kurti kundër shtetit të Kosovës

    Insajderi
    05 May 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të hënën.

    Musliu ka bërë të qartë qëndrimin e PDK’së kundër votimit të fshehtë për kryekuvendar dhe ka kundërshtuar figurën e Albulena Haxhiut për këtë pozitë, shkruan Insajderi.

    Siç u shpreh Musliu, Haxhiu po e jep shembullin më të keq të gruas shqiptare, meqë po përdoret nga Kurti kundër shtetësisë së Kosovës.

    LEXO EDHE:

    PDK e ka qëndrimin e qartë, si për propozimin për votimin e fshehtë, ashtu edhe për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo çka dua të them sot është që më vjen shumë keq që Albulena Haxhiu nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë. Unë kam menduar se pas eksperiencës së saj me gazin lotsjellës, Albulena Haxhiu kurrë më në jetën e saj nuk do të lejojë që të keqpërdoret nga shefi i partisë. Albin Kurti edhe kësaj radhe, Albulena Haxhiun po e përdor si armë kundër shtetit të Kosovës. Albulena Haxhiu po e jep shembullin më të keq të aktivistes, të politikanes dhe shembullin më të keq të gruas shqiptare”, është shprehur Musliu para mediave. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark