
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është deklaruar pas dështimit të 11-të të seancës konstituive për Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje, siç u shpreh ai, po e dhunon institucionin e Kuvendit dhe vetë shtetin e Kosovës, shkruan Insajderi.
Deklarimi i Krasniqit:
Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të shumicës parlamentare është duke e dhunuar edhe vetë shtetin. Unë vërtetë sot nuk mund të them më shumë se çka kam thënë ditëve të kaluara.
Për Albin Kurtin duket se Albulena Haxhiu është më e rëndësishme sesa rreth një milion qytetarë që kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti po luan me Albulena Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidatën nuk ka kaluar, s’kaloi e as s’do të kalojë në të ardhmen.
Një gjë duhet ta kuptojë edhe Albin Kurti: Nuk mundet me mbajt peng me zor shtetin. Nëse vërtetë dëshiron që të kemi rrugëdalje, unë i ftoj ta ndryshojë kandidaten.
Ne jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë tona, por duket që Lëvizja Vetëvendosje, duke mos dashur ta pranojnë humbjen në zgjedhjet e kaluara, po vazhdon ta mbajë vendin peng. Përgjegjësia e tyre, atyre ju takon ta bëjnë hapin e parë, ata po e përsërisin të njëjtën. /Insajderi.org/