Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haradinaj: Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haradinaj: Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë

    Insajderi
    05 May 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “do ta jepte një shenjë të mirë” sikur ta gjente një kandidat për kryetar të Kuvendit të cilin do të mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja, apo partia e tij.

    Ai tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është një kandidat unifikues.

    “Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj, ndërsa komentoi letrën që Kurti ia dërgoi sot kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i kërkuar koalicion.

    Haradinaj tha se kjo “është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë”.

    “Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, tha Haradinaj.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark