
Avokati Ardian Bajraktari ka dënuar sulmin e Dejona Mihalit ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi.
Sipas avokatit Bajraktari, sulmi ndaj një gazetari nuk është vetëm sulm ndaj një personi por ndaj fjalës së lirë.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj një gazetari, drejtues mediumi, nuk është thjeshtë sulm ndaj një individi, është sulm ndaj fjalës së lirë, është tentim për intimidim me qëllim të qartë për ulje të besimit dhe rolit që ka media në shoqëri.
Kur sulmet vijnë nga njerëzit që nuk kanë pozicione publike, si rregull, këto nuk do të duhej marrë shumë seriozisht, por, kur ato vijnë nga njerëz që pavarësisht pozitës vendosin kur m’u ndalë rryma, atëherë është tjetër mesele.
Roli i medias ka qenë, është dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm në shoqëri, e në këtë drejtim edhe roli, angazhimi dhe kontributi i Adriatikut është shumë domethënës në këtë fushë.
Sulmet e tilla ndonëse të kota dhe pa efekt, shpërfaqin më së miri rolin dhe rëndësinë që ka media në shoqëri e individë të caktuar në këtë fushë, në mesin e të cilëve është edhe Adriatiku.