Tragjedia në Prizren: Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës dhe plagosjen e gruas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Prizren: Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës dhe plagosjen e gruas

    Insajderi
    06 May 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka vrarë nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sinjali raportoi se i dyshuari është Mehmet Gorenc, 45-vjeçar. Ai pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    “Rreth orës 06:00 kemi marrë një informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark