Muharremi: VV-ja do të vazhdojë me rënie, derisa të arrijë në nivelin 20-25% - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi: VV-ja do të vazhdojë me rënie, derisa të arrijë në nivelin 20-25%

    Insajderi
    06 May 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar raportimin se me matjet e fundit, VV-ja ka rënie prej 5%.

    Muharremi ka thënë se kjo rënie do të vazhdojë me rënie edhe disa vite derisa shkon në nivelin 20%-25%.

    Postimi i plotë:

    Ky lajmi që LVV ka rënie dhe PDK rritje nuk është i ri. Fjala është për matjen e marsit. LVV pas zgjedhjeve e ka konfirmu trendin e tkurrjes, nëse nuk gaboj, 40.8% ka qenë. Nuk është mu befasu se kulmi i viti 2021 është aq i lartë (50.2%) saqë LVV ka me vazhdu me rënie edhe disa vite derisa shkon në nivelin 20%-25%. Dy parti, PDK dhe LDK, sipas të gkitha gjasave, do të përfitojnë nga kjo rritje, mvarësisht nga dinamikat dhe strategjitë e tyre. Zgjedhjet e fundit LVV ka humbur 10 deputetë, derisa LDK dhe PDK janë rritur me po aq deputetë. Matja e ardhshme serioze bëhet në qershor.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark