Mblidhet LDK’ja, anëtarët refuzojnë të flasin për media: Pas takimit… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet LDK’ja, anëtarët refuzojnë të flasin për media: Pas takimit…

    Insajderi
    06 May 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje. Pas kësaj mbledhje pritet të dalin me një qëndrim lidhur me ftesën e Kurtit për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së, shkruan Insajderi

    Anëtarët e partisë janë parë duke hyrë në selinë e LDK;së për takim.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin.

    Haziri ka thënë se s’ka ndonjë takim sot dhe se po shkon në vendin e punës, derisa ka thënë se do të kthejnë përgjigje për letrën e Kurtit “normalisht pas takimit”.

    “Nuk ka takim tash. Natyrisht që deklarohemi pas takimit. Ne çdo ditë jemi në vend pune”, ka deklaruar Haziri.

    Dje gjatë ditës kreu i LVV-së i ka dërguar një letër tjetër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për bashkëpunim dhe koalicion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark