24-vjeçari nga Kosova humb jetën në vendin e punës në Milano - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    24-vjeçari nga Kosova humb jetën në vendin e punës në Milano

    Insajderi
    06 May 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të martën në Milano të Italisë.

    Sipas raportimeve nga mediat italiane, viktima thuhet se ishte 24 vjeçar dhe humbi jetën pasi ra nga një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”.

    Sipas informacioneve nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.

    Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark