Përplasjet për Çagllavicën bllokojnë mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës – Rama dhe LDK braktisin seancën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasjet për Çagllavicën bllokojnë mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës – Rama dhe LDK braktisin seancën

    Insajderi
    06 May 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me këshilltarët komunal të LDK-së, kanë braktisur mbledhjen e katërt të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila nisi në orën 10:20.

    Rama doli nga mbledhja me arsyetimin se nuk ju aprovua kërkesa e tij që pika e 14-të e rendit të ditës, e cila ishte “Propozim – vendimi për hartimin e planit të hollësishëm rregullues në Çagllavicë”, të zhvendoset si pikë e parë e rendit të ditës. Sipas tij, Komiteti për Politikë e Financa, i përbërë nga asamblistë të partive politike në kuvend, e ka vendosur si pikë të 14-të këtë propozimvendim, ndërsa, shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, tha se ajo pikë është dashur të vendoset në fillim, siç ka kërkuar, sipas saj, kryetari Rama.

    “Përparim Rama nuk mundet me vendosë vet renditjen e temave të cilat do të diskutohen në kuvend. Rama s’mund të kushtëzojë kalimin e propozimeve tjera me këtë pikë. Kryetari ka halle tjera. Ai e ka mendjen 70 hektarë në Çagllavicë. Ka ngut ta ngjisë sa më lart në rend dite – sepse aty janë interesat e tij. Aty janë premtimet që u ka dhënë biznesmenëve për koeficientë ndërtimi. Ka borxhe për të larë – jo ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që i financuan “rrugëtimin ndërtimor” – deklaroi këshilltari komunal i PDK-së, Leutrim Retkoceri.

    Në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ishin paraparë të diskutohen 18 pika të rendit të ditës, përfshirë subvencionimin me mjete financiare të KRM “Pastrimi”, raportin e punës së “Termokos” si dhe gjendjen aktuale në kryeqytet me qen endacakë, por në mungesë kuorumi mbledhja u ndërpre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark