Vuçiq i "sëmurë", Kremlini njofton se më 9 maj do ta takojë Putinin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i “sëmurë”, Kremlini njofton se më 9 maj do ta takojë Putinin

    Insajderi
    06 May 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Serbia kanë raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojë më 9 maj një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për një sërë çështjesh dypalëshe si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Siç njoftohet në media atje, kështu ka deklaruar ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.

    Ushakov ka theksuar se bashkëpunimi strategjik mes Rusisë dhe Serbisë është i dobishëm për të dyja palët, sipas agjencisë Interfax.

    “Veç bisedimeve për çështjet dypalëshe, do të shkëmbehen edhe mendime për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

    Më herët ishte njoftuar se presidenti serb do të udhëtonte më 8 maj drejt Moskës për të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, vizita në Rusi është bërë e pasigurt pasi Vuçiç e ndërpreu papritur vizitën në SHBA për shkak të problemeve shëndetësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark