
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar që vendi të këtë një qeveri në tranzicion.
Ndaj këtij propozim ka reaguar zëvendëskryeministrja në detyrë nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi.
Ajo ka pretenduar se nga ky propozimkomunitet jo-shumicë injorohen dhe eliminohen nga dialogu politik. Madje, e ka quajtur propozim shovinist.
“Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike. Si zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për çështjet e komuniteteve jo-shumicë, por para së gjithash si boshnjakja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duhet ta them qartë dhe me zë të lartë: Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë shtet i rezervuar vetëm për një grup etnik. Ajo i përket çdo qytetari të saj – qoftë ai shqiptar, boshnjak, turk, rom, serb, ashkali, egjiptian, goran apo kushdo tjetër që jeton dhe ndërton këtë vend“, ka shkruar Rexhepi.
“Një deklaratë e tillë është fyerje për të gjithë ne që e konsiderojmë Republikën e Kosovës si shtetin tonë dhe që punojmë ditë e natë për demokratizimin dhe rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Rexhepi.