Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

    Insajderi
    06 May 2025 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda.

    “Sot rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamion. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut nga Prizreni është duke menagjuar me aksidentin”, tha Bytyqi.

    Mediumi lokal Suhareka Online ka publikuar pamje nga vendngjarja:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark