India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

    Insajderi
    06 May 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    India bëri të ditur se kishte nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani, në një përshkallëzim të madh të tensioneve midis dy fqinjëve.

    “Këto hapa vijnë pas sulmit barbar terrorist të Pahalgam, në të cilin u vranë 25 indianë dhe një qytetar nepalez”, tha Ministria e Mbrojtjes e Indisë në një deklaratë, duke iu referuar një sulmi muajin e kaluar ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, raporton CNN.

    “Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, shtoi deklarata, përcjell Insajderi.

    India tha se nëntë vende u shënjestruan gjithsej. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark