Sot seanca gjyqësore për gazin lotsjellës, e përfshirë në rast është edhe kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot seanca gjyqësore për gazin lotsjellës, e përfshirë në rast është edhe kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu

    Insajderi
    07 May 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës duke filluar nga ora 09:30, do të mbahet seanca gjyqësore ndaj grupit më të madh të ish-deputetëve të përfshirë në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

    Seanca e 21 marsit ka dështuar të mbahet pasi të akuzuarit nuk janë paraqitur. E vetmja që ishte paraqitur në seancë ishte ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ende nuk dihet nëse në seancë do të jetë ministrja në detyrë pasi që e njëjta është e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, dhe se seanca konstituive e Kuvendit, do të fillojë në ora 10:00.

    Ndryshe, në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark