
Skuadra e Interit siguroi kualifikimin në finalen e madhe të UEFA Champions League, pasi mposhti 4:3 Barcelonën në “Guiseppe Meazza”.
Te goli për 2:0, ndodhi një incident që nuk u kap nga kamerat kryesore. Ishte mbrojtësi Acerbi dhe Martinez që u kapten me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline
Sot është mësuar edhe arsyeja pse ndodhi kjo “përleshje” e lehtë mes lojtarëve pas golit të mesfushorit Hakan Calhanoglu.
Martinez e pështyu lojtarin kundërshtar, kjo ishte arsyeja pse Acerbi ndali së festuari.
“Acerbi festoi para fytyrës sime. Ishte një reagim i panevojshëm nga ana ime. Por, unë nuk e pështyva. Nëse do ta bëja do të përjashtohesha nga loja, padyshim”, u shpreh mbrojtësi i Barcelonës.
🎦 لحظة جدل بين إينيغو مارتينيز ولاعب الإنتر أتشيربي بعد ركلة الجزاءpic.twitter.com/OGz1E2H21M
— FCB World (@forcabarca_ar) May 6, 2025