
Kryetarit i PDK’së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës së 12-të për konstitutimin e Kuvendit, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po abuzon me të drejtën kushtetuese.
Krasniqi tha se VV e ka marrë shtetin peng.
“Pra po e shihni që po vazhdonn abuzimi i të drejtës kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë shtetin peng dhe po e mban konstituimin e institucioneve peng. Ky është një degradim…ky është edhe dhunim i verdikitit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se qëndrimin lidhur me propozimin e Abdixhikut për një qeveri tranzicionale do ta bëjnë të ditur sot, pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë. /Insajderi.org/