Haxhiu pasi nuk arriti të zgjedhet kryekuvendare: Mungon vullneti i opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu pasi nuk arriti të zgjedhet kryekuvendare: Mungon vullneti i opozitës

    Insajderi
    07 May 2025 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e propozuar për kryetare e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të seancës konstituive.

    Haxhiu ka thënë se ka mungesë të vullnetit të opozitës për konstituimin e Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Ende mungon vullneti i opozitës për të dhënë kontributin e tyre që të konstituohet Kuvendi. Ata nuk po marrin pjesë në votim edhe pse gjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Për mua është e paqartë pozicioni i tyre që fare s’marrin pjesë në komisionin që të vazhdojmë me votimin e fshehtë”, deklaroi ndër të tjera ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark