
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se propozimi i kryesuesit të kuvendit për votim të fshehtë është një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën e Kuvendit, shkruan Insajderi.
Sipas tij, kjo metodë po praktikohet për të shmangë dështimin e kandidates, Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
Postimi i plotë:
Propozimi arbitrar i kryesuesit të seancës konstituive për votim të fshehtë, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët nga kryetari i legjislaturës së kaluar në marrëveshje me përfaqësuesit e subjekteve politike, ka një synim të vetëm: të shmangë dështimin e kandidates së tij për të siguruar mbështetjen e deputetëve. Ky nuk është një propozim për të tejkaluar ngërçin, por thjesht një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën.