
Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.
Gazeta Insajderi mëson se se një përleshja kishte nisur fillimisht në një kafiteri që ndodhet në qendër të fshatit e pastaj ka vazhduar edhe jashtë.
Zëdhënësi Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin, i cili bëri të ditur se fillimisht policia ishte lajmëruar për një aksident.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se çka ka ndodhë”, tha ai.