Pacolli: Nëse nuk vendos rregull, liro vendin për ata që sjellin zgjidhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Nëse nuk vendos rregull, liro vendin për ata që sjellin zgjidhje

    Insajderi
    07 May 2025 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka ndarë një foto në profilin e tij në Facebook, ku ndër tjerash ka shkruar edhe për aktualitetin politik në vend.

    Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ekziston një rregull i pashkruar që i është dëshmuar në politikë, shkruan Insajderi.

    Ka një rregull të pashkruar që më është dëshmuar në jetë e politikë: Kur dikush nuk arrin të vendosë rregull në një tryezë diskutimi, duhet lënë vendin për ata që dinë të sjellin rend dhe zgjidhje“, ka shkruar Pacolli.

    Kjo më ka udhëhequr në çdo hap – edhe atëherë kur të tjerët bënin zhurmë, unë punoja në heshtje për ta gjetur rrugën drejt zgjidhjes“, thotë tutje ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark