FSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri për personin e zhdukur pas rrëshqitjes së dheut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri për personin e zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

    Insajderi
    07 May 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut.

    Ngjarja ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark