
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Në raportin ditor të PK’së bëhet e ditur se përgjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar përreth dy gramë substancë narkotike të llojit marihuana, një armë të tipit AK-47 dhe pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, shkruan Insajderi.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë /07.05.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike AK47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 aparate për lojëra të fatit dhe 1480 euro para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/