Moti për të premten: Vranësirat shtohen, në mbrëmje reshje shiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për të premten: Vranësirat shtohen, në mbrëmje reshje shiu

    Insajderi
    08 May 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 8.05.2025

    Më shumë vranësira kalojnë mbi vend ditën e premtë, që mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Duke shkuar orëve të mbrëmjes vransirat fillojnë të shtohen, e më vonë paraqiten dhe reshje të dobëta shiu, me gjasë më nga pjesë jugore të vendit. Era ndryshon drejtimin në verilindore, dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-6m/s. Orëve të mbrëmjes arrinë hove deri në 10m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C. Minimalet në mëngjes zbresin në 5C e 7C.

    Reshje të shiut vazhdojnë të shtunën në mëngjes, e vargmaleve të Sharrit, viseve të larta mund të përzien dhe me borë. Gjatë ditës vransirat shpërndahen e depërtojnë më shpesh rreze dielli. Nga e diela dhe përgjatë ditëve të para të javës vijuese mbetet mot i ndryshueshëm, sa me kalime vransirash e intervale me diell. Orëve të pasdites shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat në fundjavë zbresin deri në 17C, e më pas nga e marta deri në 15C e 16C. Minimalet në fillim të javës zbresin deri në 3C. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 5-11m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark