Qeveri tranzicioni, Zogaj: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveri tranzicioni, Zogaj: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike

    Insajderi
    08 May 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha, rreth një qeverie tranzicionale.

    Ai tha se LDK-ja është e hapur për të dialoguar me të gjitha partitë politike.

    “Ne jemi të hapur për dialog, dhe propozimi që kemi dhënë në tavolinë është i hapur për të gjitha partitë politike, dhe do t’i presim. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare, përveç nga PDK, që dolën me një përgjigje”, tha ai në DPt Fidani.

    Sakaq, Zogaj thotë se mbledhja e sotme e LDK-së nuk kishte të bënte aspak për zhvillimet e fundit politike, por vetëm për zgjedhjet lokale të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark