19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën

    Insajderi
    10 May 2025 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19 vjeçar dyshohet se e e ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Insajderi.

    Lidhur me rastin ka njoftuar Policia rajonale e Ferizajt, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mejdi Xhaferri”.

    I dyshuari tashmë është arrestuar.

    “Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.”

    Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    “Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.”/Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark