Autobusi në Durrës merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda/ PAMJE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Autobusi në Durrës merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda/ PAMJE

    Insajderi
    10 May 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), ku një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje.

    Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë, transmeton Insajderi.

    Fillimisht është vënë re tymi që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, gjë që ka shkaktuar panik mes udhëtarëve.

    Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

    Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark