Insajderi
Insporti

Trajneri i Barcelonës jep premtimin e madh para ndeshjes me Real Madrid

Insajderi
10 May 2025 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trajneri i Barcelonës jep premtimin e madh para ndeshjes me Real Madrid
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hansi Flick ka ndarë mendimet e tij mbi përgatitjet e Barcelonës për El Clasicon e ardhshëm kundër Real Madridit, duke theksuar mentalitetin e ekipit pas humbjes në mesjavë nga Interi në Ligën e Kampionëve dhe përqendrimin e tyre në sfidën e rëndësishme që i pret.

Trajneri gjerman foli sot në konferencën për shtyp për ndeshjen që do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 16:15, në ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’.

“Po ia dalim mirë. Pas humbjes në Milano, të gjithë e dinë se nuk është e lehtë, por po i bëjmë gjërat mirë. Kemi folur për atë që duam të bëjmë në këto dy javë. Lojtarët kanë energji. Është bërë punë e shkëlqyer në katër muajt e fundit dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Flick në konferencën për shtyp.

“Kemi katër ndeshje dhe një El Clasico për të treguar se sa mirë mund të luajmë. Duhet të tregojmë besim në atë që duam të shfaqim”, shtoi ai.

Flick theksoi rëndësinë e gatishmërisë totale të ekipit në këtë ndeshje të madhe, duke u shprehur: “Kemi folur me lojtarët për të mësuar ndjenjat e tyre, e bëjmë këtë hapur. Në një ndeshje si El Clasico, duhet të jemi 100% të gatshëm, aktivë, me intensitet, dominues.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark