Lulzim Basha voton bashkë me vajzën: Sot është dita për të zgjedhur të ardhmen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Lulzim Basha voton bashkë me vajzën: Sot është dita për të zgjedhur të ardhmen

    Insajderi
    11 May 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ushtroi të drejtën e votës mëngjesin e sotëm në Qendrën e Votimit Nr. 13 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Dafina Basha, e cila votoi për herë të parë.

    Pas votimit, Basha dha një mesazh për qytetarët dhe sidomos për të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e vendit.

    “Uroj një ditë të qetë për të gjithë shqiptarët. Sot është dita për të zgjedhur jo vetëm deputetët dhe parlamentin, por edhe të ardhmen e Shqipërisë. I bëj thirrje të gjithëve, e sidomos të rinjve si vajza ime që votoi për herë të parë: dilni, votoni, mos e lini këtë të drejtë të çmuar të shkojë dëm. Besoni tek e ardhmja, besoni tek Shqipëria,” u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark