Krasniqi: Për Kurtin, Albulena Haxhiu ka më tepër rëndësi se rreth 1 milion qytetarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Për Kurtin, Albulena Haxhiu ka më tepër rëndësi se rreth 1 milion qytetarë

    Insajderi
    11 May 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se vendi është zhytur në “një krizë që po thellohet” për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të mos hequr dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

    Krasniqi tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive se “secili qytetar në Kosovë e di që ajo s’e ka mbështetjen”. Ai tha se kryetari i LVV-së Albin Kurti po tallet duke bërë deklarata se nuk ka krizë politike.

    “Ka shumë shtete që i kanë mbajtur zgjedhjet dhe do t’i mbajnë zgjedhjet gjatë këtyre ditëve dhe ndoshta ata do t’i themelojnë institucionet e tyre, por me këtë qasje, këtë arbitraritet, ne do të mbesim pas institucione”, tha Krasniqi.

    Lidhur me mundësinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë situatë, ai tha se “çdo iniciativë që e ka për qëllim me dalë prej krizës, me dalë prej bllokadës, Partia Demokratike e Kosovës e mbështet do ta mbështesë”.

    Krasniqi i tha kryetarit të LVV-së, Albin Kurti që ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare dhe ta sjell “sot pasdite” një emër tjetër, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi.

    Ai përsëriti se Kurti po e mban peng vendin për shkak se nuk i ka votat për qeverinë e re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark