“S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë

    Insajderi
    11 May 2025 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.

    “S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.

    Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.

    “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.

    Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark