Manchester City zbulon datën se kur do të prezantojë fanellën e re - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City zbulon datën se kur do të prezantojë fanellën e re

    Insajderi
    11 May 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i sezonit 2024/25.

    Dhe disa nga klubet pak para përfundimit të sezonit, publikojnë fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

    Ndër ta është edhe Manchester City, të cilët bënë një postim në “X”, duke zbuluar se do të prezantojnë fanellën e re, të martën më 13 maj në mëngjes.

    Ky sezon ishte një sezon për t’u harruar për Manchester Cityn, pasi që dështuan të mbrojnë titullin e tyre në Premierligë si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën play-off nga Real Madridi.

    Mirëpo City ka ende mundësi të fitojë një trofe, pasi që janë në finale të FA Cup, ku do të luajnë ndaj Crystal Palace.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark