Kutitë e votimit barten me gomar në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kutitë e votimit barten me gomar në Shqipëri

    Insajderi
    11 May 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Zapod të Kukësit, kutitë e votimit po barten me mushka drejt qendrave të votimit – një pamje e rrallë që tregon kontrastin e madh mes pjesëve të ndryshme të vendit në këtë ditë zgjedhjesh, përcjell Insajderi.

    Këtë të diel, qytetarët në të gjithë Shqipërinë po u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

    Ndërsa në disa zona po testohet votimi digjital apo ai me postë për diasporën, në Zapod, për shkak të terrenit të vështirë malor, materialet zgjedhore janë transportuar me mushka.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime në qarkun e Kukësit ka qenë 23.60%, ndërsa kanë votuar 47,538 qytetarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark