Shaqiri shkëlqen me het-trik, Baseli dominon Luganon 5-2 në Superligën e Zvicrës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri shkëlqen me het-trik, Baseli dominon Luganon 5-2 në Superligën e Zvicrës

    Insajderi
    11 May 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Baseli ka shpartalluar Luganon 5-2 në një ndeshje emocionuese të play-offit të Superligës së Zvicrës, duke arritur një fitore të sigurt para tifozëve të tyre, dhe Xherdan Shaqiri ishte sërish lojtari kyç për liderin e kampionatit, shkruan Gazeta Sinjali.

    Përkundër faktit që Lugano kaloi në epërsi pas vetëm tre minutash me golin e Uran Bisilmit, gëzimi i tyre ishte i shkurtër. Albian Ajeti e barazoi shifrat në minutën e pestë, por gjithçka ndryshoi kur Ajeti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 33-të.

    Pas kësaj, Xherdan Shaqiri mori drejtimin e lojës dhe realizoi një het-trik të pabesueshëm. Në minutën e 48-të, ai kaloi Baselin në epërsi pas një asistimi të Metinhos, dhe tri minuta më vonë, Shaqiri shënoi golin e dytë personal, ndërsa në minutën e 58-të e përmbylli het-trikun e tij për rezultatin 4-1.

    Në minutën e 61-të, Leroy shënoi golin e pestë për Baselin, duke e thelluar epërsinë në 5-2. Pavarësisht reagimit të Luganos me një gol nga penalltia i Grgic, rezultati nuk ndryshoi dhe Baseli doli me fitore.

    Me këtë fitore, Baseli vazhdon të kryesojë me 67 pikë, ndërsa Xherdan Shaqiri ka arritur kuotën e 18 golave dhe 20 asistimeve këtë sezon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark