Hykmete Bajrami zbulon shkeljen e radhës të VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami zbulon shkeljen e radhës të VV-së

    Insajderi
    11 May 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një “screenshot” që ka ngjallur reagime në opinion.

    Bëhet fjalë për një postim të Lëvizjes Vetëvendosje ku Faton Pecit i referohen si “ministër” dhe “deputet” në të njëjtën kohë — diçka që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Bajrami e ka shoqëruar postimin me nenin 72 të Kushtetutës, i cili përcakton qartë se një deputet “nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër sikurse është e përcaktuar me ligj”.


    “LVV versus Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PS. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, ka shkruar Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark