Olta Gixhari zbulon kompleksin e fëmijërisë: Qaja poshtë jorganit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Olta Gixhari zbulon kompleksin e fëmijërisë: Qaja poshtë jorganit

    Insajderi
    11 May 2025 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka qenë së fundmi e ftuar në “Kurthin e Pitër Pan”.

    Ajo iu përgjigj një sërë pyetjeve nga jeta dhe karriera profesionale, duke zbuluar shumë gjëra.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka folur për një kompleks që kishte në fëmijëri, shkruan Insajderi.


    E njëjta theksoi se ishte bullizuar tejet shumë për shkak të vitheve pasi i kishte të mëdha gjithmonë, por që shton se tani janë në modë.

    “Ajo gjëja që kur isha e vogël nuk më pëlqente fare, sot ka dalë shumë në modë. Unë kur isha e vogël kam pasur një kompleks shumë të madh nuk e kam treguar kurrë. Kam pasur gjithmonë vithe shumë të mëdha dhe shokët ndonjëherë edhe më bullizonin, sa të mëdha i ke”, u shpreh ajo.


    Tutje tha: “Dhe unë qaja kur isha e vogël, është një histori që se kam treguar kurrë as mamit tim madje, askush nuk e di këtë histori”.

    “Unë qaja poshtë jorganit dhe thoja sikur t’i pres të kisha një shkop magjik dhe t’i pres të marrë një thikë dhe t’i pres nuk i dua. Dhe sot jemi shumë në modë të dyja”, tha Gixhari ndër të tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark