AAK çon sot në Kushtetuese vendimet e seancave të prillit dhe majit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK çon sot në Kushtetuese vendimet e seancave të prillit dhe majit

    Insajderi
    12 May 2025 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të dorëzojë kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

    Kërkesa përfshin edhe vendimet e tjera të ngjashme të marra në seancat e prillit dhe majit 2025, transmeton klankosova.tv.

    ”Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark