“Të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit..”, Haradinaj publikon kërkesën e AAK-së në Gjykatën Kushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit..”, Haradinaj publikon kërkesën e AAK-së në Gjykatën Kushtetuese

    Insajderi
    12 May 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas kërkesës së partisë së tij, e mbështetur edhe nga deputetë të LDK-së dhe PDK-së, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të saktësuar shkeljet kushtetuese në procesin e konstituimit të Kuvendit.

    Haradinaj ka deklaruar se bllokada që po i bëhet Kuvendit po ka pasoja të rënda për vendin, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

    Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka kritikuar ashpër përsëritjen e seancave parlamentare pa ndonjë vendim konkret, duke i cilësuar ato si “model të papjekurisë sonë shtetërore.”

    Ai ka thënë se këto seanca, që zhvillohen çdo 48 orë, janë një turp për deputetët e zgjedhur dhe për Kosovën si shtet.

    “Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore,” shkruan Haradinaj në postimin e tij.

    Ai ka shtuar gjithashtu se ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit, me diktat të Vetëvendosjes, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

    “Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendosjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës,” tha ai.

    Në kërkesën e tij, Haradinaj ka potencuar se janë drejtuar në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar një zgjidhje ligjore dhe një masë të përkohshme që do të ndalonte seancat parlamentare deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.

    “Kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt!” shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark