Konsultimet për Kuvendin nisin të enjten, Memli Krasniqi merr pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konsultimet për Kuvendin nisin të enjten, Memli Krasniqi merr pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

    Insajderi
    12 May 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani për të enjten.

    Kështu ka konfirmuar për media zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu.

    Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga data 15 maj do të fillojë konsultimet, lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

    Kupina shtoi se Presidenca ka dërguar ftesat për takimet e para dhe po i presin konfirmimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark