"Të formohet sa më shpejt qeveria e re", Ambasada e Italisë deklarohet pas takimit të QUINT'it me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të formohet sa më shpejt qeveria e re”, Ambasada e Italisë deklarohet pas takimit të QUINT’it me Kurtin

    Insajderi
    12 May 2025 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Italisë në Kosovë, në një postim në Facebook, është deklaruar për takimin që ambasadorët e shteteve të QUINT’it kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Kjo ambasadë ka theksuar nevojën e formimit sa më të shpejt të qeverisë së re.

    “Sot ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë Kurti. Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një qeveri të re, që Kosova të ecën para drejt prioriteteve kyç si avancimi drejt integrimit Euro-Atlantik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës italiane. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark