BE sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit

    Insajderi
    12 May 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku kah mesi i majit.

    Ata pritet të kryejnë inspektime për të parë nëse ura është mjaftueshëm stabile, në çdo aspekt, përfshirë përballjen me ujëra të shtuara e të rrëmbyera.

    Po ashtu, ekspertët do të testojnë edhe strukturat përreth urës.

    Ky inspektim jo domosdoshmërisht nënkupton që ura mund të hapet edhe për kalim të automjeteve.

    Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.

    Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete.

    Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.

    Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim më makina që nga lufta e këndej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark