OKB fajëson Rusinë për rrëzimin e aeroplanit me 298 pasagjerë në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB fajëson Rusinë për rrëzimin e aeroplanit me 298 pasagjerë në Ukrainë

    Insajderi
    13 May 2025 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e një aeroplani të kompanisë “Malaysia Airlines” në pjesën lindore të Ukrainës në korrikun e vitit 2014, ka konkluduar agjencia e aviacionit e Kombeve të Bashkuara.

    Të gjithë 298 personat që ndodheshin në atë aeroplan e kishin humbur jetën, pasi mjeti ishte rrëzuar nga një raketë e prodhimit rus, raporton televizioni BBC.

    Kremlini gjithmonë e ka mohuar përgjegjësinë për këtë rast.

    Të hënën, Këshilli i Aviacionit Civil Ndërkombëtar votoi me shumicë votash për të konkluduar se Federata Ruse kishte dështuar që t’i respektonte detyrimet e saj sipas së drejtës ndërkombëtare për transportin ajror, me të cilën shteteve u kërkohet që “të përmbahen nga zgjedhja e përdorimit të armëve kundër aeroplanëve civilë në fluturim”

    Aeroplani i kompanisë “Malaysia Airlines” ishte duke fluturuar nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, kur ishte goditur në rajonin Donbas të Ukrainës, gjatë një konflikti mes forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.

    Shumica e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit – 196 persona – ishin nga Holanda. Në aeroplan ndodheshin edhe 38 persona nga Australia, 10 shtetas britanikë si dhe nga një prej Belgjikës dhe Malajzisë.

    Rasti në OKB ishte paraqitur nga qeveritë e Australisë dhe Holandës, të cilat e kanë mirëpritur vlerësimin e kësaj agjencie për përgjegjësinë e Rusisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark